26.4 C
New York
Friday, August 22, 2025

Buy now

ShBA sanksionon financuesit e rebelëve Houthi

- Advertisement -

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj një individi dhe tre këmbimoreve valutore, për të cilat thotë se janë përgjegjëse për lehtësimin e rrjedhjes së ndihmës financiare iraniane për rebelët Houthi në Jemen.

Individi që u sanksionua është kreu i Shoqatës së Shkëmbyesve të Valutave në Sana. Tre institucionet për këmbimin e monedhave janë në Jemen dhe Turqi, shkruan REL.

Nënsekretari i Thesarit të SHBA-së, Brian Nelson, tha në një deklaratë më 28 dhjetor se veprimi “thekson vendosmërinë tonë për të kufizuar fluksin e paligjshëm të fondeve për Houthit, të cilët vazhdojnë të kryejnë sulme të rrezikshme ndaj transportit ndërkombëtar dhe rrezikojnë të destabilizojnë më tej rajonin”.

Houthit e Jemenit, të lidhur me Iranin, po luajnë një rol përshkallëzues në konfliktin në Lindjen e Mesme, duke sulmuar anijet në Detin e Kuq, duke gjuajtur raketa e duke kryer sulme me dronë ndaj Izraelit, në një fushatë që ata thonë se synon të mbështesë palestinezët në luftën në Gazë.

Të ngjashme

Të fundit