Ushtria amerikane ka rritur masat e mbrojtjes së sigurisë në bazat e saj në të gjithë Evropën.
Niveli i kërcënimit po rritet në “Charlie” – niveli i dytë më i lartë për anëtarët e shërbimit, shkruajnë mediat e huaja.
Ai aktivizohet kur “ndodh një incident ose merret informacione që tregon se një formë e veprimit terrorist ose shënjestrim kundër personelit ose objekteve është e mundshme”.
Zyrtarët amerikanë thanë se një kombinim i ngjarjeve kishte çuar në marrjen e këtyre masave.
Këto përfshijnë zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar dhe Francë, Olimpiadën e ardhshme të Parisit, ngjarje të tjera të mëdha sportive dhe luftërat në Ukrainë dhe Gaza.
Anëtarët e shërbimit dhe familjet e tyre duhet të mbajnë një ekspozim më të vogël dhe të jenë më të