SHBA ka akuzuar Rusinë dhe Kinën, si vendet me numrin më të lartë të trafikimit të qenieve njerëzore. Gjithashtu është publikuar edhe në një raport vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi këtë temë, sipas mediave të huaja.
Dokumenti prej 634 faqesh, i publikuar të martën, përfshin politikat mbi trafikimin e qenieve njerëzore në mbarë botën, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara. Rusia dhe Kina përmenden në të gjithë raportin si dy nga shkelësit më të këqij.
Vende të tjera në listë përfshijnë Afganistanin, Mianmarin (Burma) , Kubën, Eritrenë, Iranin, Korenë e Veriut, Rusinë, Sudanin e Jugut, Sirinë, Turkmenistanin dhe Jemenin.
“Invazioni i pakuptimtë i vazhdueshëm i Rusisë në Ukrainë dhe sulmet e saj shkatërruese në të gjithë atë vend kanë shkaktuar dhimbje dhe vuajtje të mëdha dhe kanë detyruar miliona qytetarë ukrainas dhe të tjerë të largohen për të kërkuar siguri”, tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken në parathënien e raportit, duke shtuar: “Ne jemi thellësisht të shqetësuar për rreziqet e trafikimit të qenieve njerëzore me të cilat përballen individët e zhvendosur brenda vendit nga lufta, si dhe atyre që largohen nga Ukraina, rreth 90 për qind e të cilëve janë gra dhe fëmijë.
Pasiguria ushqimore dhe efektet e tjera më të gjera të luftës së Rusisë përkeqësojnë rreziqet e trafikimit në mbarë globin.”
Një vend tjetër është Kina. Dokumenti vjetor akuzon Pekinin për “politikën e qeverisë ose modelin e punës së detyruar, duke përfshirë ndalimin e vazhdueshëm masiv arbitrar të ujgurëve , kazakëve etnikë, kirgizëve etnikë dhe anëtarëve të grupeve të tjera.
Uashingtoni ka akuzuar Pekinin për kryerjen e një “gjenocidi” në Xinjiang , një akuzë që Kina e ka mohuar vazhdimisht. Punëtorët gjithashtu u përballën me “kanosje dhe kërcënime dhe dhunë fizike.
Një zëdhënës i ambasadës kineze në Uashington e hodhi poshtë raportin si një përpjekje e SHBA për të “bërë akuza të pajustifikuara kundër vendeve të tjera”. “Qeveria kineze ka arritur progres të njohur botërisht në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, ndërkohë që SHBA ka një histori famëkeqe për këtë çështje”, tha Liu Pengyu për Al Jazeera në një email.