Administrata e Joe Biden po shqyrton dërgimin e raketave balistike me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë nëse miratohet kësti i fundit i ndihmës ushtarake të Uashingtonit për Ukrainën, raporton NBC Neës.
Në fund të vitit të kaluar, SHBA filloi të furnizojë Ukrainën me sisteme raketore taktike të ushtrisë, të njohur si ATACMS, por deri më tani ka ofruar vetëm llojin më të vjetër me rreze të mesme.
Tani, sipas burimeve të njohura me këtë çështje, SHBA-të po priren drejt dërgimit të versionit me rreze më të gjatë të raketës, i cili do t’i lejonte Ukrainës të godiste më tej brenda Gadishullit të Krimesë të kontrolluar nga Rusia.
Por financimi i SHBA-së për dërgesat e armëve në Ukrainë mbetet i pasigurt për shkak të kundërshtimit të Donald Trump dhe aleatëve të tij republikanë në Kongres, të cilët duan që financimi të drejtohet drejt çështjeve të brendshme si kontrolli i kufijve, në vend të problemeve të jashtme.
Javën e kaluar Senati miratoi një paketë ndihme të huaj prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin, por nuk është e qartë nëse ose kur Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga republikanët do të votojë për masën./abcnews.al/