13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

ShBA planifikon të anulojë faljen e borxheve studentore

- Advertisement -

Në seancën dëgjimore në Gjykatën e Lartë në SHBA u trajtua anulimi i çështjes së shlyerjes së një pjesë të borxhit kolosal të studentëve. Në seancë shumica e gjyqtarëve të pranishëm janë konservatorë.

Shumica e nëntë gjyqtarëve besojnë se presidenti demokrat ka tejkaluar autoritetin e tij duke miratuar një program të kushtueshëm pa miratimin e shprehur të Kongresit.

Jashtë ndërtesës, në qendër të Uashingtonit, protestuesit ishin mbledhur në përpjekje për të ndikuar në vendimin e gjyqtarëve. “Ne po i themi Gjykatës së Lartë të dëgjojë milionat që jetojnë në varfëri, të cilët duan të jetojnë si shtresa e mesme pa u mbytur nga borxhet”, tha senatori Bernie Sanders, i cili ishte i rrethuar nga studentët.

Një mal me borxhe

Rreth 43 milionë amerikanë duhet të shlyejnë huatë federale studentore që arrijnë në 1.63 trilion dollarë.

Në fillim të pandemisë, administrata e Donald Trump pezulloi pagesat e kredisë, duke u mbështetur në një ligj të vitit 2003 që lejon lehtësim të përkohshëm për huamarrësit në rast të një “katastrofe kombëtare”. Kjo masë është rinovuar vazhdimisht deri më sot.

Në fund të gushtit 2022, Presidenti Biden donte të shkonte më tej ai njoftoi një fshirje prej 10,000 dollarësh për huamarrësit që fitonin më pak se 125,000 dollarë në vit dhe 20,000 dollarë për përfituesit e granteve të Pell, që u jepen studentëve nga familjet me të ardhura të larta.

U depozituan 26 milionë aplikime dhe Shtëpia e Bardhë vlerëson se kostoja totale për shtetin do të kalojë 400 miliardë dollarë.

Gjykatat, megjithatë, kanë bllokuar zbatimin e planit, i cili u kundërshtua nga shtetet e kontrolluara nga republikanët dhe për studentët cilët nuk plotësonin kriteret për t’u shlyer borxhin. Shtetet akuzojnë qeverinë për privimin e taksapaguesve nga paratë pa miratimin e Kongresit. Ata besojnë se ligji i vitit 2003 mbulon “ngrirjen” e kredive, por jo anulimin e tyre.

Qeveria, nga ana e saj, argumenton se paditësit nuk kishin të drejtë të ankoheshin në Gjykatë sepse nuk kanë pësuar asnjë dëm. Avokatja federale Elizabeth Prelogar i kërkoi Gjykatës së Lartë të refuzojë ankesën e tyre.

Gjykata e Lartë, nëse nuk e hedh poshtë çështjen, mund të shfrytëzojë rastin për të deklaruar se agjencitë federale dhe qeveria nuk lejohen të veprojnë për çështjet më të rëndësishme pa miratimin e Kongresit.

“Ky do të jetë një problem për aftësinë e qeverisë federale për të funksionuar,” komentoi gjyqtari përparimtar Kendanji Brown Jackson.

Gjykata do të shpallë vendimin e saj brenda datës 30 qershor. /abcnews.al

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit