19 C
New York
Sunday, September 21, 2025

Buy now

ShBA pezullon shitjen e disa armëve drejt Evropës

- Advertisement -

Ky vendim vjen në kuadër të një qasjeje më të theksuar të politikës “Amerika së Pari”, që synon grumbullimin e rezervave ushtarake brenda SHBA-ve.

Shtetet e Bashkuara kanë nisur të pezullojnë në heshtje disa shitje armësh ndaj vendeve aleate në Evropë, përfshirë sistemin e njohur të mbrojtjes ajrore Patriot, sipas revistës amerikane The Atlantic.

Ky vendim vjen në kuadër të një qasjeje më të theksuar të politikës “Amerika së Pari”, që synon grumbullimin e rezervave ushtarake brenda SHBA-ve, në një kohë të rritjes së pasigurisë globale.

Sipas artikullit, rasti i parë i dukshëm i këtij ndryshimi ndodhi kur Danimarka po negocionte blerjen e një sistemi të avancuar mbrojtës, me vlerë miliarda dollarë.

Fillimisht, palët amerikane dhe franceze ishin aktive në bisedime. Por, ndërsa data e vendimit afrohej, Pentagoni tërhoqi papritur interesin nga marrëveshja, duke i lënë palët e tjera të habitura.

The Atlantic citon dy zyrtarë të administratës amerikane, të cilët konfirmojnë se zëvendës sekretari i Mbrojtjes, Elbridge Colby, gjatë një telefonate me Departamentin e Shtetit, shprehu dyshime për vlerën strategjike të disa shitjeve ushtarake jashtë vendit.

 

Të ngjashme

Të fundit