0.5 C
New York
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

ShBA para takimit: Kosova dhe Serbia të marrin seriozisht obligimet nga Marrëveshja për normalizim

- Advertisement -

Nesër do të zhvillohet takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në kuadër të dialogut të Brukselit.

Në prag të takimit të nivelit të lartë mes dy shteteve, ShBA kërkojnë nga Kosova dhe Serbia që të marrin seriozisht obligimet e tyre që dalin nga Marrëveshja për normalizimin e raporteve.

Një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë për Radion Evropa e Lirë, tha se në mesin e obligimeve përfshihet edhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ne i kërkojmë Kosovës dhe Serbisë që të marrin seriozisht obligimet e tyre që dalin nga Marrëveshje për normalizim, të cilët e kanë arritur më herët gjatë këtij viti dhe të nisin të lëvizin përpara edhe në obligimet ekzistuese dhe të mëhershme të dialogut dhe të Marrëveshjes së Ohrit, përfshirë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha zëdhënësi i Ambasadës amerikane.

Ambasada e SHBA-së tha për REL se vazhdon “ta mbështesë fuqishëm dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja si një mënyrë për të arritur raporte paqësore dhe produktive mes Kosovës dhe Serbisë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit