Boris Johnson kritikoi aleatët evropianë të Ukrainës dhe u kërkoi që të reagojnë në vazhdën e përpjekjes së Donald Trump për të filluar bisedimet e paqes me Rusinë.
Ish-kryeministri britanik, një mbështetës i vendosur i Ukrainës kur ishte në detyrë, u bëri thirrje politikanëve në të gjithë Perëndimin që të mos keqinterpretojnë sinjalet nga administrata amerikane dhe të marrin seriozisht thirrjen e Donald Trump për më shumë shpenzime evropiane të mbrojtjes.
“Ka shumë pula pa kokë, sinqerisht, nga evropianët për atë që thotë administrata Trump,” tha Johnson për në një intervistë nga Mynihu. “Duke parë se çfarë po thotë Trump, duke parë atë që po thotë [Sekretari i Mbrojtjes] Pete Hegseth, ata nuk po e tradhtojnë Ukrainën”, argumentoi Johnson.
“Ata nuk po largohen nga Ukraina. Ata po thonë se Ukraina duhet të jetë një vend sovran dhe i begatë. Ata po thonë se [presidenti rus Vladimir] Putin nuk mund të fitojë. Ata thonë se do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën”, shtoi më tej ai.
Që nga largimi i detyrës në vitin 2022, Johnson ka vizituar rregullisht Shtetet e Bashkuara dhe ka lobuar republikanët e lartë për të ruajtur mbështetjen për Kievin mes shenjave të lëkundjes. Ai ka zhvilluar bisedime me Trump për Ukrainën dhe e ka takuar atë në Konventën Kombëtare Republikane korrikun e kaluar.