SHBA ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë, tha Joe Biden.
Zyrtarët ukrainas kanë rritur thirrjet e tyre për aleatët perëndimorë që t’u dërgojnë avionë luftarakë për të ndihmuar në luftën e tyre kundër forcave ruse.
Më herët, presidenti francez Emmanuel Macron tha se vendi i tij nuk e kishte përjashtuar mundësinë e dërgimit të avionëve në Ukrainë, por shtoi se do të duhej të plotësoheshin disa kushte përpara se të ndërmerret masa.
Kjo erdhi pasi këshilltari më i lartë presidencial i Ukrainës tha se Polonia ka dhënë “sinjale pozitive” se mund të jetë e gatshme të dërgojë avionët./abcnews.al/