Dhjetë persona, duke përfshirë tre fëmijë kanë mbetur të vdekur, pasi zjarri kaploi një shtëpi në Pensilvani.
Viktimat janë të moshave nga 5 deri në 79 vjeç, sipas autoriteteve.
Autoritetet iu përgjigjën skenës së zjarrit të një shtëpie dykatëshe pak para orës 3 të mëngjesit të së premtes, sipas një raporti për informacionin publik nga policia e shtetit.
Tre të rritur dolën shëndoshë e mirë, ndërsa 10 viktimat u gjetën të vdekur brenda, shkruan CNN.
“Zjarrfikësit u përpoqën të bënin përpjekje të guximshme për të hyrë në shtëpinë në pjesën e pasme, por u larguan nga flakët dhe nxehtësia e madhe,” tha nënkoloneli i Policisë së Shtetit Derek Felsman në një konferencë shtypi të premten në mëngjes.