Pas sanksioneve të Bashkimit Evropian, tash edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërprerë dialogun strategjik me Kosovën – një zhvillim që ka nxitur reagime të forta në skenën politike të vendit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ashpër ndaj kësaj goditjeje diplomatike, duke e cilësuar si “dështimin më të madh të qeverisë Kurti”.
Sot Kosova humbi jo vetëm një proces strategjik me SHBA-të, por edhe besimin e aleatit tonë më të madh. BE-ja na mbylli dyert me sanksione, e tash edhe Amerika po na kthen shpinën. Këto janë pasojat e një pushteti të ndërtuar mbi populizëm, që lë qytetarët të paguajnë çmimin e gabimeve të politikës. Për qytetarët që shpresonin në mbështetjen e partnerëve tanë, kjo është zhgënjyese. Dështimi më i madh i qeverisë Kurti. Pa fjalë!”, ka shkruar Deliu.
Ajo e ka quajtur këtë vendim të SHBA-së si një sinjal alarmi për izolimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke paralajmëruar pasoja afatgjata për vendin nëse nuk ndryshohet qasja politike.