26.3 C
New York
Saturday, August 2, 2025

Buy now

ShBA-NATO mekanizëm të ri financimi për transferimin e armëve në Ukrainë

- Advertisement -

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO po punojnë për një qasje të re për të furnizuar Ukrainën me armë, duke përdorur fonde nga vendet e NATO-s për të paguar blerjen ose transferimin e armëve amerikane, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Bashkëpunimi i ripërtërirë transatlantik për Ukrainën vjen ndërsa presidenti i SHBA-së Donald Trump ka shprehur zhgënjim nga sulmet e vazhdueshme të Moskës ndaj fqinjit të saj.

Trump, i cili fillimisht mbajti një ton më pajtues ndaj Rusisë ndërsa përpiqej t’i jepte fund luftës trevjeçare në Ukrainë, ka kërcënuar se do të vendosë tarifa dhe masa të tjera nëse Moska nuk tregon progres drejt përfundimit të konfliktit deri më 8 gusht.

Presidenti tha muajin e kaluar se SHBA-ja do të furnizonte Ukrainën me armë  të paguara nga aleatët evropianë, por nuk tregoi se si do të kryhej ky proces.

“Vendet e NATO-s, Ukraina dhe SHBA-ja po ndërtojnë një mekanizëm të ri që do të përqendrohet në dërgimin e armëve amerikane në Ukrainë nga Lista e Kërkesave Prioritare të Ukrainës, e njohur nën akronimin PURL”, thanë burimet.

Ukraina do t’i japë përparësi armëve që i nevojiten në këste prej rreth 500 milionë dollarë dhe aleatët e NATO-s  të koordinuar nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte do të negociojnë se kush prej tyre do të dhurojë ose paguajë për artikujt në listë.

“Përmes kësaj qasjeje, aleatët e NATO-s shpresojnë të sigurojnë 10 miliardë dollarë për armët që do t’i dërgohen Ukrainës”, tha një zyrtar evropian, duke folur në kushte anonimiteti.

“Kjo është pika e fillimit dhe është një objektiv ambicioz drejt të cilit ne po punojmë. Aktualisht, jemi në këtë trajektore”, tha zyrtari evropian.

Të ngjashme

Të fundit