22.4 C
New York
Tuesday, September 30, 2025

Buy now

ShBA mund t’i dërgojnë Kievit raketa “Tomahawk”, reagon Kremlin

- Advertisement -

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e pajisjes së Kievit me raketa “Tomahawk”, teksa Moska vazhdon të refuzojë të gjitha formatet e bisedimeve për paqe, të ndërmjetësuara nga presidenti Donald Trump.

“Dërgimi i raketave “Tomahawk” është diçka për të cilën do të vendosë presidenti”, ka deklaruar numri dy i Shtëpisë së Bardhë, J D Vance.

Ai ka theksuar se vendimi që do të merret do të jetë në interesin më të mirë të Shteteve të Bashkuara.

Sipas raportimeve mediatike, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Trump që të furnizojë trupat ukrainase me raketa “Tomahawk” me rreze të gjatë veprimi gjatë takimit të zhvilluar në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së javën e kaluar.

Ndërsa vendimi për mjetet luftarake në fjalë duhet ende të merret, administrata amerikane ka autorizuar tashmë Ukrainën që të kryejë sulme në territorin rus, ka bërë të ditur i dërguari i posaçëm amerikan, Keith Kellogg raporton Euronews përcjell Dukagjini.

“Përgjigjja është “po”! Përdorini mundësitë për të goditur thellë, aty ku nuk ka objekte kulti”, ka thënë Kellog.

Vendimi pritet të merret për shkak të humbjes së durimit nga Shtëpia e Bardhë për shkak të qasjes së Moskës, që refuzon bisedimet direkte me Ukrainën për t’i dhënë fund luftës.

Duke reaguar ndaj lajmit, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka deklaruar se raketat “Tomahawk” nuk e trembin Rusinë, pasi sipas tij, ato nuk do të bëjnë magji në fushën e betejës dhe nuk do ta ndryshojnë rrjedhën e luftës.

Të ngjashme

Të fundit