8.8 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

ShBA llogarit 200 mijë ushtarë rusë të vrarë në Ukrainë

- Advertisement -

Vijon të thellohet më tej bilanci i viktimave nga ushtria ruse dhe ajo ukrainase në prag të 1 vjetorit të nisjes së luftës në Ukrainë.

Në një përditësim të fundit, kësaj here nga Departamenti Amerikan i Shtetit, vlerësohet se më shumë se 200 mijë ushtarë rusë janë vrarë që prej fillimit të luftës ndaj Ukrainës.

Sipas sekretarit Antony Blinken më shumë se 1 milionë rusë janë larguar nga vendi ndërkohë, duke nënvizuar në këtë mënyrë një nga të këqijat që Putin i ka bërë vendin e tij.

Tashmë në prag të 1 vjetori të luftës, ekspertët e sigurisë vlerësojnë se Rusia po përgatit një ofensivë të re në Ukrainë, ndërkohë që është rritur frika në muret e Kremlinit për një grusht të mundshëm shteti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit