Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shprehur gatishmëri për thellimin e partneritetit me Qeverinë e Kosovës, përfshirë edhe rifillimin e dialogut strategjik. Megjithatë, nga ambasada theksohet se një hap i tillë kërkon veprime konkrete nga ana e qeverisë kosovare.
“Shpresojmë të thellojmë partneritetin tonë me qeverinë e Kosovës, duke përfshirë edhe rifillimin e dialogut tonë strategjik”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës amerikane për RTV21. Sipas saj, kjo do të kërkojë angazhim për të avancuar “agjendën tonë të përbashkët të paqes rajonale, stabilitetit dhe prosperitetit të ndërsjellë ekonomik”.
Ambasada nuk ka specifikuar veprimet konkrete që pret nga Qeveria e Kosovës, por ka nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit në funksion të stabilitetit rajonal dhe zhvillimit ekonomik.






