8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

ShBA këmbëngulëse në Asociacion, nënsekretarja shpreh shqetësime për disa vendime të Qeverisë

- Advertisement -

Nënsekretarja e Departamentit të Shtetit, Elizabeth Allen i ka shprehur krerëve të shtetit shqetësime për disa nga zgjedhjet e fundit të politikave të kësaj qeverie. Ajo përmendi edhe se duhet përparim shtesë në themelimin e Asociacionit.

Allen në një intervistë për Rubikon ka shpalosur më shumë nga takimet e saj me kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani.

Ajo theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara për të ardhmen e Kosovës në komunitetin euroatlantik.

Përveç kësaj, Allen ka shprehur edhe shqetësimet për disa vendime të Kosovës, njëherit duke kërkuar rritje të bashkëpunimit.

“Theksova sërish se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të ardhmen e Kosovës në komunitetin euroatlantik. Po ashtu, i shpreha disa shqetësime për disa nga zgjedhjet e fundit të politikave të kësaj qeverie dhe kërkuam rritje të bashkëpunimit. Ne, si Shtete të Bashkuara, duam të jemi në gjendje të vazhdojmë të avokojmë në mënyrë efektive për Kosovën dhe integrimin e saj në bashkësinë ndërkombëtare dhe për ta bërë këtë ne kërkojmë më shumë bashkëpuni”, tha nënsekretarja e Departamentit të Shtetit.

E pyetur nëse ka partneritet të fortë mes Kosovës dhe SHBA-së, Allen konfirmoi një gjë të tillë, duke theksuar se “parneriteti i fuqishëm është i rrënjosur në historinë e tyre”.

Tutje, ajo vuri në dukje se ka fusha që duhen përparime shtesë, siç janë diskutimet për Asociacionin e ndalimin e mallrave serbe.“Absolutisht, ne kemi një partneritet të fortë. Kjo është e rrënjosur në historinë tonë. Ne jemi të përkushtuar për Kosovën, të ardhmen e Kosovës si një demokraci shumetnike, me rrënjë në Evropë, pa mëdyshje. Por, në çdo partneritet, në çdo miqësi të ngushtë, ka momente kur bisedoni në mënyrë të sinqertë dhe kështu pjesë e këtij partneriteti janë diskutimet e sinqerta me homologët tanë për çështjet kur shohim se ka fusha për përparim shtesë – qofshin diskutimet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për ndalimin e mallrave serbe, këto janë fusha ku ne do të kemi diskutime të sinqerta për fushat ku shohim mundësi për përparim më të madh në këtë partneritet, si dhe për t’i dhënë Shteteve të Bashkuara aftësinë për të vazhduar të jenë avokatë efektivë”, u deklarua Allen.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit