8.1 C
New York
Saturday, March 22, 2025

Buy now

ShBA-ja thotë se po monitoron veprimet e sundimtarëve të rinj të Sirisë

- Advertisement -

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po monitoron veprimet e udhëheqësve të përkohshëm të Sirisë, teksa Uashingtoni po përcakton politikën e saj të ardhshme.

Kështu tha më 21 mars zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Tammy Bruce, duke lënë të kuptohet se nuk pritet ndonjë lehtësim i shpejtë i sanksioneve për Damaskun.

“Ne po monitorojmë në përgjithësi veprimet e autoriteteve të përkohshme siriane, për një sërë çështjesh, teksa ne po vendosim dhe po mendojmë për të ardhmen e politikës amerikane për Sirinë”, tha ajo gjatë një konference për media.

“Ne vazhdojmë të bëjmë thirrje për një qeveri gjithëpërfshirëse të udhëhequr nga civilët, e cila do të siguronte që institucionet kombëtare të ishin efektive, përgjegjëse dhe të përfaqësuara”, tha Bruce.

Deklaratat e saj ofrojnë një pasqyrë se çfarë po mendon administrata Trump sa i përket politikës për Sirinë, teksa administrata amerikane ka qenë përgjithësisht e heshtur për këtë çështje që kur Trump mori detyrën më 20 janar.

Çështja kryesore për Uashingtonin është nëse është e hapur që të heqë sanksionet amerikane ndaj Sirisë dhe si e sheh të ardhmen e trupave amerikane në veriperëndim të Sirisë.

Shumë shtete perëndimore vendosën një sërë sanksionesh ndaj Sirisë gjatë sundimit të Bashar al-Assadit, i cili u rrëzua nga pushteti vitin e kaluar nga grupet rebele të udhëhequra nga islamistët e Hayat Tahrir al-Sham (HTS), që më herët kishin qenë të lidhur me Al-Kaidën.

Kur u pyet nëse SHBA-ja po e shqyrton mundësinë e lehtësimit të sanksioneve për Sirinë, Bruce tha:

“Dinamika nuk ka ndryshuar dhe asnjë plan nuk ka ndryshuar deri më tani”.

Figura të HTS-ja tashmë kanë marrë pushtetin në Siri. Ky grup vazhdon të konsiderohet entitet terrorist nga SHBA-ja, teksa udhëheqësi i HTS-së, Ahmed Sharaa aktualisht mban postin e presidentit të përkohshëm të Sirisë.

HTS-ja zyrtarisht u shpërbë në muajin janar, teksa sanksionet vazhdojnë të paraqesin një pengesë të madhe për Sharaan.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se nëntë nga dhjetë sirianë jetojnë në varfëri, në shtetin që ka përjetuar shkatërrime të mëdha si pasojë e luftës civile që kishte shpërthyer më 2011.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit