-1.5 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

ShBA-ja tërhiqet nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB-së dhe UNRWA

- Advertisement -

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi disa urdhra ekzekutivë me ndikim të gjerë në politikën e jashtme të vendit.

Ai shprehu gatishmërinë për t’u takuar me presidentin iranian, me qëllim bindjen e Iranit për të hequr dorë nga programi bërthamor, për të cilin SHBA beson se është në zhvillim e sipër.

Në të njëjtën ditë, udhëheqësi amerikan nënshkroi një urdhër për të tërhequr SHBA-në nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut i Kombeve të Bashkuara dhe për të vazhduar pezullimin e financimit për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë (UNRWA).

Këto vendime përkojnë me takimin me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në Uashington.

Administrata Trump ka kritikuar Këshillin për atë që e konsideron si paragjykim kundër Izraelit dhe për përfshirjen e vendeve me regjime autoritare si anëtarë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit