Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vendosur sanksione ndaj raportueses së OKB-së, Francesca Albanese, për mbështetjen që ajo i ka dhënë Gjykatës Penale Ndërkombëtare në hetimet kundër ShBA-së dhe Izraelit.
Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, e akuzoi atë për “antisemitizëm të hapur” dhe “mbështetje për terrorizmin”.
Sanksionet ndalojnë hyrjen e saj në ShBA dhe bllokojnë çdo pasuri të saj në territorin amerikan.
Albanese i ka hedhur poshtë akuzat si përpjekje për të heshtur kritikët e ofensivës izraelite në Gaza.