28.2 C
New York
Sunday, August 17, 2025

Buy now

ShBA-ja njofton për transferimin e 50 autoblindave për FSK-në (FOTO)

- Advertisement -

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia kanë transferuar 50 autoblinda Kosovës.

Ky transferim vjen në kuadër të Programit për Pajisje të Mbetura të Mbrojtjes.

“Shtetet e Bashkuara kanë kënaqësinë të transferojnë 50 Autoblinda (ASV) për Qeverinë e Kosovës në kuadër të Programit për Pajisje të Mbetura të Mbrojtjes (Excess Defense Articles Program)”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Ambasada tha se një gjë e tillë vjen si hap tjetër për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të FSK-së.

“Kosova, duke përdorur burimet e saj të mbrojtjes, do t’i bëjë këto automjete plotësisht funksionale, duke shënuar një hap tjetër në përkushtimin tonë të përbashkët për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe përforcimin e sigurisë së të dyja vendeve tona”.

 

Të ngjashme

Të fundit