9.2 C
New York
Saturday, November 9, 2024

Buy now

ShBA-ja ia thotë në sy Serbisë që t’i sjellë para drejtësisë kryerësit e sulmit në Banjskë

- Advertisement -

Katër shtete të fuqishme botërore kërkuan drejtësi.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, u diskutua edhe sulmi i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë, Afrim Bunjaku.

Ambasadorja e SHBA-së, në OKB, Linda Thomas-Greenfield, drejtoi gishtin kah presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nga i cili kërkoi kërkoi që grupi paramilitar sic e quajti ajo, të del para drejtësisë.

“Sa jemi këtu, duhet ta vendosim vëmendjen e Këshillit ndaj kërcënimeve akute të sigurisë dhe stabilitetit që vijnë nga jashtë Kosovës. Shtetet e Bashkuara përsërisin dënimin tonë për sulmet e bashkërenduara të dhunshme paraushtarake serbe ndaj Policisë së Kosovës pranë Banjskës në shtator, të cilat rezultuan me vdekjen tragjike të një rreshteri të Policisë së Kosovë”, Thomas-Greenfield.

Ambasadorja amerikane Greenfield, po e sheh shqetësuese faktin se ish nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radojiçiq, po vazhdon të sillet i lirë në Serbi.  

“Kanë kaluar katër muaj që nga ky sulm dhe Serbia ende nuk ka mbajtur përgjegjës ata që janë përfshirë në planifikimin dhe zbatimin [e sulmit. Lideri i vetëshpallur i sulmit ende është i lirë në Serbi. I bëjmë thirrje Serbisë që të ndjekë përgjegjësinë e plotë për autorët e sulmit të 24 shtatorit. Serbia duhet të punojë me KFOR-in që një sulm i tillë të mos ndodhë më”, tha ajo.

E për emërimin si grup paramilitar serb, njohësi i sigurisë, Burim Ramadani, thotë se vërja e këtij epiteti në margjinat e larta të Sigurisë,  është paralajmërim se, presidenti serb dhe ministri i Mbrojtjes, kanë gisht në sulmin e 24 shtatorit.

“Gradualisht ky grup paramilitar paraushtarak i Serbisë, tashmë po merr cilësime të sakta edhe ndërkombëtare, edhe në nivelin më të lartë të OKB-së, që është Këshilli i Sigurisë të OKB-së. Është për herë të parë konstatimi për bindjen time totalisht i saktë. Se ai ishte një grup paraushtarak, absolutisht ndërlidhet me përgjegjësinë shtetërore të Serbisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës në veçanti, kanë vënë në pikëpyetje nëse lideri i vetëshpallur sikurse i kanë thënë Radojiçiqit, është vërtetë lideri i organizimit të atij grupi, apo nëse përgjegjësia shkon direkt te presidenti Vuçiq apo tek gjenerali Mojsiloviq i Ushtrisë së Serbisë”, thotë Ramadani.

Se Serbia, i ka mbështetur dhe sponsorizuar, e thotë edhe profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Dorajet Imeri.

Drejtësi për sulmin në Bansjkë, ka kërkuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili gjatë fjalimit të tij. Tek ka kujtuar se Serbia pati shpallur ditë zie për tre serbët e vrarë në Banjskë, Kurti ka akuzuar Vuçiqin për financim dhe mbështetje të sulmit terrorist.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit