12 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

SHBA-ja feston 248-vjetorin e pavarësisë

- Advertisement -

4 Korriku është ditë feste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e përvjetorit të pavarësisë.

SHBA-ja sot shënon 248-vjetorin e pavarësisë.

Si një super fuqi botërore, SHBA-ja patjetër që ka ushtruar ndikim të jashtëzakonshëm edhe në shtetndërtimin e Kosovës.

Sot, Kosova radhitet si populli më pro-amerikan në botë, teksa për vendin tonë, SHBA-ja radhitet në krye të aleatëve.

Dy ditë më parë, në ambientet e Ambasadës Amerikane në Kosovë u shënua ky përvjetor, me shumë figura të politikës që qëndruan karshi ambasadorit Jeffrey Hovenier.

Ky i fundit, në fjalën e tij, deklaroi se ndjehet krenar që SHBA-ja qëndron krah Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara janë krenare për mbështetjen e tyre për popullin e Kosovës tash e një çerek shekulli, duke vendosur paqen, duke ofruar siguri dhe duke ndihmuar në ndërtimin e kombit tuaj sovran, të pavarur dhe multietnik” tha Hovenier.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit