Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Muhamet Rrumbullaku, priti në takim të Ngarkuarin me Punë të Ambasasdës së ShBA-së, në Shqipëri, David Wisner dhe pjestarë të ekipit të seksioneve ligjzbatuese në këtë ambasadë.
Kjo ndodhi në kuadër të vazhdimit të partneritetit dhe bashkëpunimit solid që ishte deri tani, ndërmjet forcave të rendit të ShBA-së, ambasadës së tyre në shtetin shqiptar, dhe Policisë së Shqipërisë, me qëllim garantimin e zbatimit të ligjit.
Kreu i policisë shqiptare falënderoi të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës Amerikane dhe përfaqësuesit e tjerë të ambasadës, për vizitën, si dhe mbështetjen dhe besimin.
Ai po ashtu i siguroi ata se policia e shtetit shqiptar është partnere e besueshme e ShBA-së, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv
Ndërsa, theksoi se ata janë maksimalisht të angazhuar për të luftuar terrorizmin dhe krimin e organizuar, duke bashkëpunuar ngushtë me aleatët strategjikë dhe me partnerët e tjerë ndërkombëtarë.
Kurse, Wisner shprehi falënderime për policinë e Shqipërisë, për përpjekjet e saj në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit të narkotikëve, si dhe angazhimin për një Shqipëri më të sigurt.
Ai bashkë me përfaqësuesit e tjerë vlerësuan bashkëpunimin që u krye deri tani ndërmjet forcave të rendit të ShBA-së, Ambasadës së saj në Shqipëri, dhe policisë shqiptare, si dhe shprehen gatishmëri për ta vazhduar edhe më tej këtë bashkëpunim.