-2.3 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

ShBA-ja dhe Koreja e Jugut nënshkruajnë marrëveshje të re për armët bërthamore

- Advertisement -
Presidenti amerikan Joe Biden dhe homologu i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, kanë arritur një marrëveshje të re që përfshin planet për të vendosur një nëndetëse bërthamore amerikane në Korenë e Jugut.

Marrëveshja është një përpjekje e ShBA-së për të treguar mbështetje për Korenë e Jugut dhe për të ndihmuar në parandalimin e sulmeve nga fqinji i saj, Koreja e Veriut.

Në këmbim, Koreja e Jugut ka rënë dakord të mos ndjekë një program të armëve bërthamore.

Marrëveshja, e quajtur Deklarata e Uashingtonit, do të forcojë bashkëpunimin ShBA-Kore e Jugut, tha Biden.

Ai foli gjatë një konference për shtyp të mërkurën së bashku me Yoon, i cili është në Uashington këtë javë për të folur për një mori çështjesh, duke përfshirë luftën në Ukrainë, ndryshimin e klimës, bashkëpunimin kibernetik dhe fuqinë bërthamore.

Yoon tha se Deklarata e Uashingtonit shënoi një hap “të paprecedentë” për të rritur parandalimin e zgjeruar, një angazhim nga ShBA-ja për të penguar sulmet dhe për të mbrojtur aleatët amerikanë duke përdorur fuqinë e saj ushtarake, përfshirë armët bërthamore, shkruan BBC.

Deklarata vjen mes shqetësimeve në rritje për kërcënimet bërthamore nga Koreja e Veriut, ndërsa vendi kryen një numër rekord të testeve të raketave balistike.

Marrëveshja e re është rezultat i negociatave që u zhvilluan gjatë disa muajve.

Sipas marrëveshjes, ShBA-ja do të synojë të ndërmarrë hapa për të “bërë parandalimin e saj më të dukshëm nëpërmjet vendosjes së rregullt të aseteve strategjike, duke përfshirë një vizitë të nëndetëses balistike bërthamore amerikane në Korenë e Jugut, e cila nuk ka ndodhur që nga fillimi i viteve 1980”.

Të dy palët do të zhvillojnë gjithashtu një grup konsultativ bërthamor për të diskutuar çështjet e planifikimit bërthamor dhe strategjik.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit