24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

ShBA: Izraeli ka përgjegjësi morale të mbrojë civilët në Gaza

- Advertisement -

SHBA i ka bërë thirrje Izraelit që të bëjë më shumë për të mbrojtur civilët pas rifillimit të operacioneve luftarake në Gaza. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha se mbështetja e SHBA-së për Izraelin është “e panegociueshme” por gjithashtu theksoi se mbrojtja e civilëve është thelbësore për suksesin afatgjatë të Izraelit kundër Hamasit.

Kam mësuar një ose dy gjëra për luftën urbane nga koha ime duke luftuar në Irak dhe duke udhëhequr fushatën për të mposhtur ISIS-in… mësimi nuk është se mund të fitosh në luftën urbane duke mbrojtur civilët. Mësimi është se ju mund të fitoni vetëm në luftën urbane duke mbrojtur civilët”, tha Austin.

“E shihni, në këtë lloj lufte, qendra e gravitetit është popullsia civile. Dhe nëse i shtyn ata në krahët e armikut, ju zëvendësoni një fitore taktike me një humbje strategjike. U kam bërë të qartë liderëve izraelitë në mënyrë të përsëritur se mbrojtja e civilëve palestinezë në Gaza është një përgjegjësi morale dhe një imperativ strategjik”, shtoi ai

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit