13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

ShBA i vlerëson si “produktive” diskutimet e Blinkenit me homologun kinez

- Advertisement -

Shtetet e Bashkuara i kanë cilësuar si “të hapura dhe produktive” diskutimet midis ministrit të Jashtëm të Kinës me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Dy kryediplomatët u takuan më 27 korrik në Laos, pasi SHBA-ja ngriti shqetësimet mbi “veprimet provokuese” të Pekinit sa i përket Tajvanit.

Blinken dhe homologu i tij Wang Yi “zhvilluan diskutime të hapura dhe produktive për çështje kyçe dypalëshe, rajonale dhe botërore”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, përmes një deklarate.

Takimi, që u zhvillua në margjinat e takimit të ministrave të Jashtëm të Asociacionit të Shteteve të Azisë Juglinore (ASEAN), zgjati një orë e 20 minuta, tha një zyrtar i lartë i DASH-it.

Ky zyrtar tha se Blinken ka ngritur “shqetësimet amerikane lidhur me veprimet provokuese që Kina ka ndërmarrë së fundi, përfshirë një bllokadë që ndodhi rreth kohës së inaugurimit” të presidentit të Tajvanit, Lai Ching-te.

“Ata zhvilluan një bisedë të gjatë për Tajvanin”, tha zyrtari.

Kina pretendon se Tajvani është pjesë e territorit të saj dhe është zotuar se një ditë do ta marrë nën kontroll ishullin demokratik, qoftë edhe me forcë.

Pas inaugurimit të Lait në maj, Kina rrethoi Tajvanin me luftanije dhe avionë luftarakë gjatë stërvitjeve ushtarake që zhvilloi.

Blinken po ashtu në takim ka ngritur çështjen e të drejtave të njeriut në Tajvan, Tiber dhe Hong Kong, tha zyrtari, si dhe mbështetjen e Kinës për Rusinë për vazhdimin e luftës kundër Ukrainës./REL/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit