19.9 C
New York
Wednesday, August 27, 2025

Buy now

SHBA i sjell ushtarët armenë në Kosovë me aeroplan usharak amerikan, atashehu Crowe i përcjell nga Yerevani

- Advertisement -

Zyrtar i lartë i mbrojtjes dhe Atashehu amerikan, koloneli Crowe, ka përcjellë nga Yerevani për në Kosovë një kontingjent të trupave paqeruajtëse armene të cilat do t’i bashkohen misionit të KFOR-it.

Në një njoftim të Ambasadës së SHBA-së në Armeni, thuhet se shteti armen është një shtet që në mënyrë të palëkundur që kontribuon me trupa në KFOR, duke demonstruar angazhimin për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Armenia mbetet një nga kontribuesit më të mëdhenj jo-NATO në KFOR, duke tejkaluar disa shtete anëtare të NATO-s dhe BE-së. Ky përkushtim i vazhdueshëm thekson rolin e Armenisë si një partner i besueshëm në operacionet rajonale të sigurisë dhe gatishmërinë e saj për të punuar përkrah forcave aleate”, thuhet në njoftim.“Ambasada e SHBA-së është krenare që mbështet kontributet e Armenisë në KFOR, të cilat përputhen me qëllimet tona të përbashkëta për forcimin e koalicioneve dhe nxitjen e një partneriteti të fortë sigurie me Armeninë në rajonin e Kaukazit”, përfundon njoftimi.

Të ngjashme

Të fundit