14.5 C
New York
Friday, April 18, 2025

Buy now

ShBA i quajti “diskutime perfomative” akuzat Kosovë – Serbi në OKB, Arifi: Keq me thanë, por flakaresh për Gërvallën

- Advertisement -

“Keq me thanë, por bash flakaresh i merituar për pseudopatrioten (Donika Gërvalla)”.

Kështu shkroi në një reagim, ish-diplomati Avni Arifi, pasi përfaqësuesi i ShBA-së në OKB, i quajti “diskutime perfomative” akuzat e ndërsjella Kosovë – Serbi gjatë raportimit të djeshëm të U[R1] NMIK-ut.

Postimi i Arifit:

Ne e kemi shprehi kur ndodhë dicka me thane “e kam ditë” edhe “a t’kam thanë”. Dje isha kritik ndaj shkuarjes së Ministres së Jashtme në OKB sepse me vite na kanë këshilluar aleatët që t’a ulim nivelin e përfaqësimit dhe të kërkojmë seanca të mbyllura në OKB sepse atje nuk jemi shtet po jemi IPVQ e Kosova ende pjesë e Serbisë.

Edhe Vjosa Osmani edhe Albin Kurti e mo Donika i kanë injoru dhe kanë provu me na shit mend patriotik nga OKB. Dje praktikisht përfaqësuesi Amerikan ua paska fut edhe Donikës edhe Gjuriqit dhe i paska quajt paraqitjet e tyre “përformanca”. Keq me thanë por bash flakaresh i merituar për pseudopatrioten. Shih bashkangjitur fjalën e zyrtarit Amerikan e shih dje postimin tim

Të ngjashme

Të fundit