-1.5 C
New York
Wednesday, January 15, 2025

Buy now

ShBA i jep Osmanit vlerësimet për rrezikun ndaj ushtarëve amerikanë

- Advertisement -

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndarë me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanit, vlerësimet për rrezikimin e jetëve të ushtarëve amerikanë në kuadër të KFOR-it, kanë thënë nga Zyra e Presidencës për gazetën “Reporteri.net”.

“Sa i përket pyetjes suaj se a ka marrë Presidenca e Kosovës ndonjë paralajmërim zyrtar nga NATO-ja ose pjesa tjetër e faktorit ndërkombëtar, konfirmojmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndarë me Presidenten, vlerësimet e sigurisë që kanë të bëjnë me rrezikimin e jetës së ushtarëve amerikanë, të cilët çdoherë kanë dalë në mbrojtje të sovranitetit, integritetit territorial dhe jetës së qytetarëve tanë.”, ka deklaruar Kupina.

“SHBA-ja asnjëherë, në takimet që kemi pasur, nuk i kanë shprehur Presidentes qëndrim kundër hapjes së urës, por thjesht kanë kërkuar bashkëpunim në përcaktimin e momentit më të përshtatshëm nga aspekti i sigurisë dhe ndërtim të një plani të përbashkët për zbatimin e hapjes së urës, që është në interes të të gjithë qytetarëve tanë”, tha Kupina për Reporteri.net.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit