16 C
New York
Wednesday, October 15, 2025

Buy now

ShBA humb “fronin”, për herë të parë nuk përfshihet në 10 pasaportat më të fuqishme në botë

- Advertisement -

Çfarë e bën të fuqishme një pasaportë? Qartazi, hapja ndaj udhëtimeve, aftësia për të shkuar sa një vend në tjetrin me një kalim të shpejtë, pa vizë.

Henley Passport Index është një nga renditjet që mat forcën e një pasaporte dhe për herë të parë në 20 vjet, pasaporta amerikane ka rënë nga dhjetëshja kryesore.

Tani lista kryesohet nga tre vende aziatike: Singapori që ofron kalim pa viza në 193 destinacione, Koreja e Jugut me 190 vende dhe Japonia, 189.

ShBA-të janë në vend të 12-të bashkë me Malajzinë.

Të dyja ofrojnë kalim pa viza në 180 nga 227 vende. Në 2014, SHBA-ja mbante vendin e parë dhe në korrik të këtij viti, ishte ende në dhjetëshen kryesore. Çfarë e shkaktoi rënien?

Në prill, Brazili nuk lejoi më kalimin pa viza të qytetarëve nga SHBA-të, Kanadaja dhe Australia për mungesë reciprociteti. Kina ka prezantuar politika më mikpritëse duke përjashtuar kalimin me vizë për shumë vende europiane, përfshirë Francën e Gjermaninë, por jo SHBA-të.

Papua Guinea e Re dhe Mianmari kanë ndryshuar politikat hyrëse. Goditja e fundit ishte prezantimi i sistemit eVisa në Somali dhe përjashtimi i SHBA-ve nga Vietnami në shtojcat e reja për kalimin pa vizë.

Kina ka shënuar ngritje duke u ngjitur nga vendi i 94-t në 2015 në të 64-tin në 2025, duke fituar kalimin pa vizë në 37 destinacione. Lëvizjet e fundit si garantimi i lëvizjes pa vizë për Rusinë, marrëveshjet e reja me shtetet e Gjirit Persik, Amerikën Jugore dhe disa vende europiane janë shembuj të strategjisë së Pekinit për t’u bërë mëi hapur.

Emiratet e Bashkuara Arabe janë një tjetër shembull suksesi sepse janë rritur me 34 vende gjatë dekadës së fundit duke kaluar nga vendi i 42-të në të tetin.

Afganistani mbetet në vend të 106 sepse i lejohet qarkullimi në vetëm 24 vende, dy më pak sesa në fillim të vitit. Siria është në vendin e 105-të (26 destinacione) dhe Iraku në të 104-tin (29 destinacione).

Lista:

1.Singapori (193 destinations)

2. Koreja e Jugut (190)

3. Japonia (189)

4. Gjermania, Italia, Luksemburgu, Spanja, Zvicra (188)

5. Austria, Belgjika, Danimarka, Finlanda, Franca, Irlanda, Holanda (187)

6. Greqia, Hungaria, Zelanda e Re, Norvegjia, Portugalia, Suedia (186)

7. Australia, Republika Çeke, Malta, Polonia (185)

8. Kroacia, Estonia, Sllovakia, Sllovenia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Mbretëria e Bashkuar (184)

9. Canada (183)

10. Letonia, Lihtenshtejni (182)

11. Islanda, Lituania (181)

12. SHBA, Malajzia (180)

Të ngjashme

Të fundit