Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer sulme ndaj objektivave ushtarake në Ishullin Kharg në Iran.
Sipas BBC, sulmet e fundit nuk kanë pasur në shënjestër infrastrukturën e naftës, pavarësisht rëndësisë strategjike që ka ishulli për ekonominë iraniane, transmeton Klankosova.tv.
Zëvendëspresidenti i ShBA-së, JD Vance, deklaroi sot se sulmet e fundit amerikane në Ishullin Kharg kanë pasur në shënjestër vetëm objektiva ushtarake, pa prekur infrastrukturën energjetike.
Ishulli Kharg strehon një nga terminalet kryesore të eksportit të naftës në Iran dhe konsiderohet një nyje jetike për ekonominë e vendit.
Më herët, Trump kishte lënë të hapur mundësinë e dërgimit të trupave amerikane për të marrë kontrollin e ishullit.






