8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

ShBA: Gazetarja investigative nuk e zbulon burimin kofidencial, dënohet me nga 800 dollarë në ditë derisa ta bëjë këtë

- Advertisement -
Gazetarja investigative, Catherine Herridge, është shpallur fajtore të enjten nga një gjykatës federal, për mospërfillje të gjykatës.

 

Kjo për shkak se ajo refuzoi të zbulonte një burim konfidencial, raporton Zëri i Amerikës.

Një seri e raportove investigative nga gazetarja veterane, e transmetuar në kanalin televiziv Fox News kur ajo punonte për këtë rrjet, flet për një shkencëtare kinezo-amerikane e cila ishte hetuar nga FBI-ja por ndaj saj nuk ishin ngritur akuza.

Gjykatësi Christopher Cooper, mori vendim që gazetaren ta dënojë me 800 dollarë në ditë (mbi 700 euro), derisa ajo të zbulojë burimin e saj.

Gjoba e shqiptuar nuk do të hyjë në fuqi menjëherë, duke i dhënë kështu kohë asaj që ajo të apelojë vendimin.

Gjykatësi tha se e “njeh rëndësinë supreme të një shtypi të lirë në shoqërinë amerikane” dhe rolin kritik të burimeve konfidenciale në gazetarinë investigative. Por Cooper  tha se gjykata “gjithashtu duhet të luaj rolin e saj në respektimin e ligjit dhe mbrojtjen e autoritetit juridik”.

“Herridge dhe shumë nga kolegët e saj në fushën e gazetarisë mund të mos pajtohen me vendimin dhe të preferojnë arritjen e një ekuilibri tjetër, por ajo nuk lejohet të shkelë urdhrin e një gjykate federale pa u ndëshkuar”, shkroi Cooper, i cili u emërua në detyrë nga ish-presidenti Barack Obama.

Avokati i gazetares, Patrick Philbin, nuk komentoi.

Rrjeti Fox News tha përmes një deklarate se, “dënimi i një gazetari për mbrojtjen e një burimi konfidencial ka një efekt thellësisht rrëqethës në fushën e gazetarisë”.

Burimi konfidencial po kërkohet nga Yanping Chen, e cila e ka paditur qeverinë për publikimin e detajeve të një hetimi federal në lidhje me deklaratat e saj në dokumentet e imigracionit për punën e saj në një program të aeronautikës kineze.

Gazetarja Herridge, e pushuar nga kanali CBS News kohët e fundit, transmetoi në rrjetin Fox News në vitin 2017 një seri investigative që ekzaminonte lidhjet e Chen me ushtrinë kineze.

Në serinë investigative ngrihej pikëpyetja nëse shkencëtarja po e përdorte shkollën profesionale që kishte themeluar në Virxhinia për të ndihmuar qeverinë kineze që të siguronte informacione për pjestarët e ushtrisë amerikane.

Në vitin 2018, Chen paditi FBI-në dhe Departamentin e Drejtësisë duke thënë se të dhënat e saj personale ishin publikuar në mënyrë të përzgjedhur për të “njollosur reputacionin dhe dëmtuar mënyrën e jetesës së saj”.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit