18.8 C
New York
Thursday, August 21, 2025

Buy now

ShBA duhet të hetojë “ndikimin politik dhe korrupsionin” në Gjykatën Speciale, thotë Musa

- Advertisement -

Avokati Skënder Musa ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me sanksionimin e ish-gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Speciale, Nicolas Guillou nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Musa ka thënë se procesi i arrestimit të ish-presidentit Hashim Thaçi në vitin 2020 nuk mund të shihet i ndarë nga zhvillimet politike në SHBA.

Sipas tij, arrestimi i Thaçit u përshpejtua për arsye që lidhen me fushatën presidenciale amerikane, në mënyrë që të mos lejohej që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë të arrihej në Shtëpinë e Bardhë dhe të përdorej si sukses nga administrata e atëhershme e Donald Trumpit.

“Ne fakt ka qenë fushata në SHBA dhe pa asnjë dyshim që zotit Thaçi, iu ka përshpejtuar procesi i arrestimit. Për shkak që të mos mund arrihet marrëveshja mes Kosovë dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë dhe të mos mund përdoret nga Trumpi si një arritje e administratës së tij. Dhe pikërisht këtu mendoj ë administrata Trump nuk duhet të ndalet vetëm në hetim ndaj çështjeve që kanë të bëjnë me SHBA-të sepse edhe rasti i Thaçi duhet të konsiderohet si një çështje e tij. Për shkak se është bërë në kohën e një fushate.

Dhe arrestimi i Thaçi ka penguar edhe arritjen marrëveshje dhe sot e kësaj dite Kosova e Serbia vazhdojnë të kenë probleme të natyrave të njëjta. Ky arrestim ka penguar arritjen e paqes, historikisht në armiqësi dhe në luftëra. Në anën tjetër ka penguar administratën amerikane që t’i kryej obligimet e saj ndërkombëtare… dhe këtu kontributi i Smithi dhe gjyqtari të procedurës paraprake kanë qenë dominat…”, ka thënë Musa në TV Dukagjini.

Deklaratat e tij vijnë kur SHBA ka vendosur sanksione ndaj Guillou, ndërsa pak kohë më parë ndaj Jack Smith një agjenci federale amerikane ka nisur hetimet lidhur me dyshimet për shkelje të ligjit mbi përdorimin politik të pozitës së tij zyrtare.

Të ngjashme

Të fundit