-4 C
New York
Tuesday, February 10, 2026

Buy now

ShBA do t’ua dorëzojnë evropianëve dy poste komanduese të NATO-s

- Advertisement -

Shtetet e Bashkuara do t’ua dorëzojnë dy nga postet kryesore komanduese të NATO-s – në Napoli të Italisë dhe Norfolk të Virxhinias – oficerëve evropianë, tha një burim ushtarak për Reuters të hënën.

Ky veprim është në përputhje me kërkesat e presidentit të SHBA-së, Donald Trump që kombet evropiane të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre.

Administrata e tij ka bërë thirrje që aleanca ushtarake, e dominuar prej kohësh nga Shtetet e Bashkuara, të bëhet një “NATO e udhëhequr nga Evropa”, transmeton Telegrafi.

Si pjesë e riorganizimit të komandës, oficerët evropianë do të marrin përsipër Komandën e Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli dhe Komandën e Forcave të Përbashkëta Norfolk, të dyja aktualisht të udhëhequra nga admiralë amerikanë, tha burimi, duke folur në kushte anonimiteti.

Megjithatë, SHBA-të do të marrin frenat e tre komandave pak më poshtë në hierarki, por që mbajnë përgjegjësi të konsiderueshme për operacionet – Komanda Ajrore Aleate, Komanda Detare Aleate dhe Komanda Tokësore Aleate, thanë burimi ushtarak dhe një person tjetër i njohur me çështjen.

I pyetur në lidhje me ndryshimet e planifikuara, një zyrtar i NATO-s tha: “Aleatët kanë rënë dakord për një shpërndarje të re të përgjegjësisë së oficerëve të lartë në të gjithë Strukturën e Komandës së NATO-s, në të cilën Aleatët evropianë, përfshirë anëtarët më të rinj të NATO-s, do të luajnë një rol më të spikatur në udhëheqjen ushtarake të Aleancës”.

Zyrtari tha se vendimi lidhej me “planifikimin për rotacionet e ardhshme” dhe më shumë detaje do të jepen në kohën e duhur.

Të ngjashme

Të fundit