Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se planifikon të shpenzojë mbi 1 trilion dollarë për ushtrinë në vitin 2026, duke e cilësuar këtë si investimin më të madh ushtarak në historinë e vendit.
Gjatë një fjalimi përballë mbështetësve të tij, Trump u shpreh “jam zotuar të shpenzoj mbi 1 trilion dollarë për ushtrinë tonë në vitin 2026 — më shumë se çdo herë tjetër në historinë e vendit tonë. Shpresoj t’ju pëlqejë kjo”.
Duke iu drejtuar audiencës me stilin e zakonshëm ironik, ai shtoi “Zonja dhe zotërinj, shpresoj t’ju pëlqejë. Është një shumë marramendëse parash”.
Kjo deklaratë vjen në një kohë kur çështjet e sigurisë kombëtare dhe fuqizimi ushtarak janë rikthyer në qendër të debatit politik në SHBA, veçanërisht në prag të zgjedhjeve presidenciale.
Premtimi i Trumpit për rritje rekord të buxhetit të mbrojtjes pritet të ngjallë diskutime të gjera si në Uashington, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.
Ndryshe, SHBA-ja është shteti që më së shumti investon në aleancën ushtarake të NATO-s