13.5 C
New York
Saturday, April 19, 2025

Buy now

ShBA do të humbasë miliarda dollarë pasi numri i turistëve po bie shkaku i Trumpit

- Advertisement -
SHBA-ja do të humbasë miliarda pasi numri i vizitorëve të huaj ka rënë ndjeshëm që nga zgjedhja e presidentit amerikan, Donald Trump.

Ekonomia amerikane mund të humbasë miliarda dollarë këtë vit, pasi gjithnjë e më shumë turistë po zgjedhin të mos vizitojnë vendin.

Sipas të dhënave të publikuara nga Administrata Ndërkombëtare e Tregtisë, të cilave u referohet Bloomberg, arritjet ajrore të jo-shtetasve kanë rënë me gati 10 për qind.

Kjo shifër i referohet muajit mars të këtij viti krahasuar me marsin e vitit të kaluar.

Në muajin shkurt, shifrat tregonin një rënie prej pothuajse 5 për qind për të njëjtin lloj vizitash.

Sipas Bloomberg, ndikimi nga rënia e turizmit dhe bojkotet ndaj mallrave amerikane mund të arrijë deri në 0.3 për qind të GDP-së – ose rreth 90 miliardë dollarë – sipas vlerësimeve të Goldman Sachs.

Ndryshe, vizitorët ndërkombëtarë shpenzuan më shumë se 253 miliardë dollarë për udhëtime dhe shërbime të ngjashme në SHBA vitin e kaluar, duke përbërë më shumë se 19 për qind të shpenzimeve totale të turizmit prej 1.3 trilion dollarësh

Të ngjashme

Të fundit