Presidenti rus, Vladimir Putin, thotë se si SHBA-ja ashtu edhe Rusia, “edhe pse të ndara nga oqeanet, janë fqinjë të ngushtë”.
“Ata janë vetëm 4 km larg njëri-tjetrit. Ne jemi fqinjë të ngushtë dhe ky është një fakt”, vazhdon ai.
Për këtë arsye, ai i tha Trumpit “përshëndetje, fqinj”, kur ata shtrënguan duart në pistë më herët sot, thotë Putin.
Putin vazhdon të përshkruajë historinë e Alaskës, e cila ishte pjesë e territorit të Rusisë përpara se t’i shitej SHBA-së në mesin e viteve 1800.
Ai vëren praninë e kishave ortodokse ruse në shtetin amerikan, duke u thënë gazetarëve: “Jam i sigurt se kjo trashëgimi do të na ndihmojë të rindërtojmë dhe të nxisim lidhje të ndërsjella të dobishme dhe të barabarta”.