Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Rutte përmes një postimi në “X”.
“SHBA dhe NATO po forcohen. Aleatët e NATO-s po lëvizin shpejt për të investuar më shumë në mbrotje. Njoftohen rritje të mëdha dhe të tjera që do të pasojnë. Për Ukrainën, aleatët po përgadisin miliarda të tjera ndihmë dhe kontribute për garancitë e sigurisë”, ka shkruar Rutte