24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

ShBA dhe BE të një mendjeje: Përmbushni zotimin për themelimin Asociacionit

- Advertisement -

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, kanë përsëritur kërkesën e tyre në drejtim të Qeverisë së Kosovës për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke shtuar presionin për përmbushjen e zotimit nga qeveria e Kosovës në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Bashkësia ndërkombëtare rikujtoi zotimet e Kosovës rreth kësaj çështje duke nënvizuar se mosmbajtja e fjalës mund të pengojë përparimin në dialog dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Deklaratat e zyrtarëve të lartë si James O’Brien, ndihmësekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, dhe Miroslav Lajçak-ut, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, kanë nënvizuar se përparimi në themelimin e Asociacionit mbetet kusht themelor për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Në mëngjesin e së shtunës, O’Brien ka qëndruar në Beograd, atje ku është takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. Një prej çështjeve që ai e ka përmendur gjatë konferencës për media, ka qenë themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

O’brien ka rikujtuar premtimin e Kosovës për themelimin e Asociacionit duke shtuar se Uashingtoni pret që ky zotim të realizohet. “Kosova ka premtuar implementimin e obligimit për formimin e Asociacionit”, tha ai ndër të tjera.

Sipas “REL”, ai ka thënë se kjo çështje, pres të jetë temë edhe në Nju Jork.

“Është e një rëndësi kyçe që serbët në Kosovë të kuptojnë se si do të jetë jeta e tyre. Nëse ekziston shqetësimi se komuniteti ndërkombëtar nuk po ndihmon, shpresoj se do të bëjmë gjithçka që mundemi për të përmbushur premtimin që i kemi dhënë vetes dhe të tjerëve. Unë pres që kjo të jetë një temë në Nju Jork. Politika ndërkombëtare ndaj komunitetit serb mbështetet në themelimin e Asociacionit.” – është shprehur ai.

Nga ana tjetër, edhe i dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka folur rreth të ardhmes evropiane të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Lajçakut, çdo gjë e dakorduar në kuadër të dialogut në Bruksel, duhet të zbatohet.

Tutje, ai tha se nëse nuk ka progres në çështjen e Asociacionit, atëherë s’mund të pritet progres në normalizimin e marrëdhënieve.

“Unë mundem vetëm të përsëris se gjithçka që është rënë dakord, duhet të përmbushet/zbatohet…kjo vlen për të dyja palët. Nëse nuk ka përparim në çështjen e Asociacionit, vshtirë se mund të presim përparim në normalizimin e marrëdhënieve” – tha ai, transmeton “Kosovo-online”. /Nacionale/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit