8.4 C
New York
Saturday, October 25, 2025

Buy now

ShBA dërgon aeroplanmbajtëse në Amerikën e Jugut mes sulmeve ndaj anijeve të dyshuara për drogë

- Advertisement -

SHBA-ja ka bërë të ditur se po dërgojnë një grup sulmues me aeroplanmbajtëse në Karaibe, duke përshkallëzuar fushatën e presidentit Donald Trump kundër “narko-terrorizmit” mes një vale sulmesh ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge në rajon.

“Në mbështetje të udhëzimit të presidentit për të shkatërruar Organizatat Kriminale Transnacionale (TCO) dhe për të luftuar narko-terrorizmin në mbrojtje të atdheut, sekretari i Luftës ka urdhëruar grupin sulmues të aeroplanmbajtëses Gerald R. Ford dhe flotën ajrore të saj të ngarkuar drejt zonës së përgjegjësisë së Komandës së Jugut të SHBA-së (USSOUTHCOM)”, shkroi në platformën sociale të kompanisë amerikane Sean Parnell, zëdhënës i Pentagonit.

Parnell tha se ky veprim do të “forcojë aftësinë e SHBA-së për të zbuluar, monitoruar dhe ndërprerë aktorët dhe aktivitetet e paligjshme që kompromentojnë sigurinë dhe prosperitetin e atdheut të SHBA-së dhe sigurinë tonë në Hemisferën Perëndimore”.

Vendosja, shtoi ai, do të “rrisë dhe shtojë aftësitë ekzistuese për të ndërprerë trafikimin e narkotikëve dhe për të degraduar dhe shkatërruar TCO-në”.

Lëvizja vjen pas një sërë sulmesh ajrore të SHBA-së ndaj anijeve detare të akuzuara për kontrabandë narkotikësh, sulme që kanë ngritur pyetje në lidhje mbi ligjshmërinë dhe dëmin ndaj civilëve, derisa tensionet me vendet rajonale gjithashtu rriten.

Të paktën 10 sulme janë kryer që nga fillimi i shtatorit, kryesisht në Detin e Karaibeve dhe Oqeanin Paqësor, duke vrarë më shumë se 40 persona.

Zona e përgjegjësisë së Komandës Jugore të SHBA-së shtrihet në 31 vende, përfshirë Detin e Karaibeve, Amerikën Qendrore dhe Amerikën Jugore, si dhe “ujërat përreth”.

Të ngjashme

Të fundit