5.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

ShBA “bllokon” Britaninë e Madhe, Ukraina nuk lejohet të përdorë raketa britanike në territorin rus

- Advertisement -

Uashingtoni duket se po “bllokon” në mënyrë efektive Britaninë e Madhe, që të lejojë Kievin të lëshojë raketa Storm Shadow brenda Rusisë.

Britania e Madhe ka pritur për miratimin e SHBA për më shumë se një muaj, sipas një burimi qeveritar, shkruan The Times.

Qeveria britanike dëshiron që Ukraina t’i përdorë armët siç dëshiron, por kërkohet konsensus midis SHBA-së, Francës dhe një vendi tjetër të NATO-s, emri i të cilit nuk përmendet.

Britania e Madhe ishte vendi i parë që furnizoi publikisht Kievin me raketa me rreze të gjatë.

Ndërsa ka lejuar përdorimin e tankeve britanike dhe armëve të tjera në tokën ruse, kufizimet mbeten për raketat.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit