7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

ShBA bisedon me Izraelin për alternativat e operacionit në Rafah

- Advertisement -

Zyrtarët izraelitë e kanë informuar këshilltarin për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, lidhur me “qasjet e reja alternative” për operacionin në qytetin në jug të Gazës, Rafah, pas shqetësimeve të shprehura nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë, Sullivan u tha zyrtarëve se bisedimet mes Izraelit dhe Egjiptit për hapjen e pikëkalimit në Rafah janë thelbësore për të mundësuar dërgimin e ndihmës humanitare në Gazë.

Më 20 maj, Sullivan u takua me ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, liderin e opozitës, Yair Lapid, dhe zyrtarë të tjerë.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, më herët gjatë ditës deklaroi se gjatë takimit me Sullivanin ka thënë se shteti i tij do të zgjerojë operacionet në Rafah. /REL/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit