Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, u tha gazetarëve se qytetarët amerikanë kanë filluar të mbërrijnë në Port Sudan dhe SHBA-ja po u ofron lehtësira për të vazhduar udhëtimin e tyre. Por ai sqaroi se nuk ka asnjë plan amerikan për të vendosur një forcë paqeruajtëse në Sudan.
Sullivan përsëriti një deklaratë të bërë më herët nga Sekretari i Shtetit Anthony Blinken se SHBA do të dëshironte të rihapte misionin e saj diplomatik në Sudan sapo të jetë e sigurt për ta bërë këtë.
Për momentin, mijëra amerikanë në Sudan, shumë me shtetësi të dyfishtë, po nxiten të kërkojnë një strehë të sigurt.
“Ne do të donim të ndihmonim sa më shumë amerikanë që të mundemi,” tha Sullivan, duke vënë në dukje se mënyra më e mirë është që SHBA të ndihmojë në evakuimin e tyre nga toka.