3.5 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

ShBA-ambasadori: Bix Aliu shpresë për Kosovën (Video)

- Advertisement -

Bix Aliu po shihet si njeriu i shpresës për kosovarët.

Natyrisht nëse ai nominohet si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Madje, ish-diplomatët nga Prishtina po konsiderojnë se shqiptaro-amerikani nga Zajazi i Maqedonisë së Veriut do t’i sjellë të mira dhe partneritet të suksesshëm Kosovës me aleatin e saj më të fuqishëm.

Zana Rudi nga Florida  ish-ambasadore në Panama dhe njohëse e politikës amerikane këtë e sheh si mundësi zhvillimore në shumë aspekte.

Megjithatë, ajo pranon se emërimi i Aliut ambassador në Kosovë ka edhe sfidat e veta.

Blerim Canaj, ish-diplomat thotë se nëse kjo ndodhë, komunikimi do të jetë më i lehtë përmes dikujt që përfaqëson të njëjtën kulturë.

Diplomati shqiptaro-amerikan, Bix Aliu gjithashtu ishte nominuar në vitin 2022 nga Joe Biden për ambasador të SHBA-së në Mal të Zi.

Aliu ka shërbyer  edhe në ambasadën e Hungarisë dhe atë të Polonisë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit