-14.9 C
New York
Sunday, February 8, 2026

Buy now

ShBA akuzon Kinën për testime sekrete të bombës bërthamore

- Advertisement -

Këto akuza u bënë gjatë një fjalimi të Thomas DiNanno, nënsekretar i Shtetit për kontrollin e armëve, në një konferencë për çarmatimin në Gjenevë.

Ai tha se Kina ka përdorur teknika për të fshehur shenjat e shpërthimeve bërthamore, duke maskuar aktivitetet për të shmangur zbulimin e tyre nga monitorimi ndërkombëtar, shkruan Washingtonpost.

Sipas tij, një test i tillë u krye më 22 qershor 2020. Kina është nënshkruese e Traktatit të Ndërprerjes së testeve bërthamore, por nuk e ka ratifikuar atë, ashtu si SHBA-ja.

Autoritetet kineze i hodhën poshtë këto akuza, duke thënë se SHBA po paraqet një narrativë të shtrembëruar dhe se akuzat janë të pavërteta.

Raportohet gjithashtu se Kina është duke zgjeruar arsenalin e saj bërthamor, duke ndërtuar fusha të reja me silo për raketa dhe teknologji të avancuara ushtarake.

Të ngjashme

Të fundit