Shawn Mendes po shkëputet përkohësisht nga karriera si këngëtar për t’u fokusuar në shëndetin e tij mendor.
23-vjeçari, njoftoi se po shtyn datat e koncerteve të tij të ardhshme për turneun e tij Wonder World.
Teksa ka dhënë lajmin për fansat ai thekson se ka qenë nëpër turne që kur ishte 15 vjeç dhe për të ka qenë gjithmonë e vështirë pjesa e të qenurit larg miqve dhe familjes.
“Pasi të flas me ekipin tim dhe ekspertët e shëndetit, më duhet të kaloj pak kohë për t’u shëruar dhe për t’u kujdesur për veten dhe shëndetin tim mendor, para së gjithash”, shkroi ai në një postim në Instagram.
Shfaqja e fundit që ai shtyu në Uncasville, Connecticut, ishte planifikuar të mbahej më 29 Korrik.
Nuk është hera e parë që Mendes ndan problemet e tij të shëndetit mendor me fansat. Në Prill, ai shkroi një mesazh të gjatë në Twitter duke thënë se shpesh e pyet veten çfarë është ajo që duhet të bëjë me jetën e tij.