-7.5 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Shawn Mendes anulon koncertet e tij për shkak të shëndetit mendor

- Advertisement -

Këngëtari i njohur Shawn Mendes ka njoftuar së fundmi përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram se do të anulojë pjesën tjetër të turneut të tij për t’u kujdesur për shëndetin mendor.

“Siç e dini njerëz, më duhej të shtyja javët e fundit të shfaqjeve pasi nuk isha plotësisht i përgatitur për atë që më priste. E nisa këtë turne i emocionuar që më në fund do të kthehesha në shfaqje live pas një pauze të gjatë për shkak të pandemisë, por realiteti është se nuk isha aspak gati për sa i vështirë do të ishte turneu pas kësaj kohe. Unë premtoj se do të kthehem sapo të kem marrë kohën e duhur për t’u shëruar. Ju dua të gjithëve dhe ju falënderoj shumë që më keni mbështetur dhe qëndruar pranë meje në këtë rrugëtim”.

Pas konsultimit me një grup profesionistësh të shëndetësisë, 23-vjeçari  tha se ky vendim ishte i duhuri për të, për të marrë kohën e mjaftueshme për t’u rikuperuar dhe për t’u kthyer më i fortë.

Për yllin e popit ishte e vështirë të merrte një vendim të tillë, por ai shpreson të rifillojë turneun e tij, pas një kohe të mjaftueshme pushimi.

Kujtojmë se turneu i Mendes filloi në Portland në Qershor dhe ishte planifikuar të vazhdonte deri në Gusht 2023.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit