26.4 C
New York
Thursday, September 18, 2025

Buy now

Shatrolli: Qytetarët e Vushtrrisë tashmë e kanë bërë të ditur vendimin, Idrizi do t’u prijë komunës edhe për katër vitet e ardhshme

- Advertisement -

Shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Bujar Shatrolli, ka reaguar duke theksuar se qytetarët tashmë e kanë bërë të qartë vendimin e tyre: Ferit Idrizi do të vazhdojë të udhëheqë qytetin edhe për katër vitet e ardhshme.

Në postimin e tij, Shatrolli ka theksuar se vushtrriasit nuk pranojnë “turistë politikë”, të cilët, sipas tij, përqeshin bizneset dhe qytetarët e qytetit, e as figura që nuk jetojnë e nuk veprojnë në Vushtrri.
Ai theksoi dallimin mes kulturës dhe arrogancës, duke shtuar se qytetarët kanë zgjedhur gjithmonë rrugën e respektit dhe të edukatës.
“Dallimi është i qartë: qytetarët nuk zgjedhin arrogancën, gënjeshtrat e pafytyrësinë. Në këtë qytet gjithmonë do të fitojnë kultura dhe edukata”, ka deklaruar Shatrolli.

Të ngjashme

Të fundit