-0.3 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Shatri për miratimin e buxhetit: I shpejtë, u frikësuan se po iu largohen deputetët

- Advertisement -

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri ka thënë se procedurat e miratimit të buxhetit për vitin 2025, nuk i përkasin asnjë buxheti të një ligji në një vend demokratik.

Shatri thotë se ka qenë periudhë e shkurtër për deputetët e Kosovës që të shqyrtojnë miratimin e projektligjit për buxhet.

“Procedurat e miratimit të këtij buxheti nuk i përkasin asnjë buxheti të një ligji në një vend demokratik. Koha kur është dërgua nga Qeveria në Kuvend dokumenti i buxhetit I cili ka mbi 700 faqe që janë pjesë e ligjit iu ka lënë deputetëve vetëm 5 ditë pune për me shqyrtuar, kuptuar dhe analizuar dhe me dalë me dhënë vërejtje, sugjerime dhe rekomandime”, ka thënë Shatri.

Sipas Shatrit, seanca e Kuvendit sot ka qenë e shëmtuar, pasi që buxheti u aprovua vetëm nga deputetë e LVV-së, ngase opozita lëshoi sallën.

“Pas leximit të parë me shumicë votash, me arrogancë votash e kanë proceduar me procedurë të shpejtë leximin e dytë që i bie se as dy javë të plota prej se e kanë marrë deputetët këtë dokument po aprovohet në lexim të dytë, pra po aprovohet me votat të vetëm një partie. Pamja e cila ka qenë në Kuvend sot, për mua si qytetar i Kosovës, si ish-deputet i Kuvendit ka qenë një pamje e shëmtuar, asnjë deputet i grupeve parlamentare që janë në opozitë”, tha ai.

Madje, ai e ka konsideruar të shpejtë procesin e miratimit buxhetor për vitin 2025, ngase sipas tij pushteti po frikësohet se po iu largohen deputetët.

Duke i përmendur të hyrat dhe shpenzimet buxhetore, ish-ministri thotë se janë të pamjaftueshme për jetën e një qytetari.

Gjithashtu, ish-ministri e quan stagnues buxhetin e Kosovës.

“Një logjikë e të menduarit më thotë se janë duke u frikësuar se po iu largohen deputetët dhe këta kanë menduar që të votojnë këtë dokument vetëm me deputetët e grupit të vet parlamentar. Buxheti është dokumenti më i rëndësishëm që votohet brenda një viti nga Kuvendi i Kosovës. Ky buxhet nuk është as për familjen në nevojë, as pensionerëve, as të punëtorëve të sektorëve publik të cilët financohen nga buxheti i Kosovës është një buxhet stagnues. Të hyrat 3.3 miliardë dhe shpenzimet 3.6 miliardë janë të pamjaftueshme për me përmirësua jetën qytetare, me i zgjedh problemet sociale dhe në veçanti me sigurua një normë më të shpejtë të zhvillimit ekonomik. Realisht kemi investime kapitale në vitin 2025 më pak në vlera reale”, ka deklaruar Shatri në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ndryshe, me 61 vota pro është votuar shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin për vitin 2025. Nga 61 deputetë që morën pjesë në votim asnjë nuk ishte kundër dhe asnjë abstenim.

E në këtë seancë, partitë opozitare LDK, PDK e AAK kanë lëshuar seancën për shqyrtimin e ndarjes së buxhetit për vitin 2025.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit