24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Shaqirit i është shfaqur një lëndim i vjetër

- Advertisement -

Vjen apo nuk vjen? Konfuzion rreth ardhjes së Xherdan Shaqirit në kampin përgatitor për Kampionatin Evropian.

Gjatë fundjavës u tha se 32-vjeçari kishte mbërritur në St. Gallen, sepse futbollisti i Chicago Fire mori miratimin e nga klubit për të udhëtuar në Zvicër më herët se sa ishte planifikuar fillimisht. Por të hënën del se Shaqiri nuk do të grumbullohet.

Ai po përballet me një lëndim, prandaj lirimi i mëhershëm i Chicagos ishte i mundur në radhë të parë. Është ende e paqartë se kur do të mbërrijë lojtari që ka luajtur 121 ndeshje për Zvicrën.

Pasditen e së hënës, drejtori i Përfaqësueses, Pierluigi Tami dha një sqarim.

“Është shfaqur sërish një lëndim i vjetër, Xherdani po ekzaminohet në Basel”, ka thënë Tami, raporton gazeta zvicerane “Blick”.

Varësisht se çfarë vendosin mjekët në klinikë, Shaqiri do t’i bashkohet ekipit herët a vonë. Apo në rastin më të keq, fare. Tani nuk është i shqetësuar.

“Nuk mendoj se është shume keq. Ai ka nevojë për mbështetje mjekësore tani”, ka theksuar Tami.

Të hënën ka nisur grumbullimi, ndërsa 23 lojtarë janë paraqitur në kampin përgatitor.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit